65.5 milionë euro të sekuestruara/ SPAK: Pasuri me vlerë 36.7 milionë euro janë konfiskuar
SPAK bën të ditur se 33 zyrtarë u hetuan në vitin e shkuar ku 19 kanë shkuar në gjykim.
Po ashtu vlera e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara shkoi në 65.5 milionë euro.
Megjithatë prokuroria e posacme kërkon reagim të koordinuar ndaj presioneve që i bëhen SPAK dhe miratimin e statusit të prokurorëve.
Në raportin e paraqitur në parlament prokuroria e posaçme ka bërë të ditur një rritje të hetimeve por dhe aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuar.
Në dokument thuhet se në total janë bllokuar prona me vlerë 65.5 milionë euro. prej tyre 28.7 janë të sekuestruara dhe 36.7 janë të konfiskuara me një rritje prej 59.7 për qind krahasuar me një vit më parë.
Sa i përket hetimeve në spak kanë qenë 854 dosje ku 61 janë bashkuar dhe 328 janë të regjistruara përgjatë vitin 2024 ndërsa të tjerat janë të mbartura.
SPAK thotë se ka një rritje me 18.8 për qid të hetimit për krimin e organizuar.
Në hetim janë 33 ish zyrarë të lartë prej të cilëve 19 janë dërguar për gjykim.
Spak veçon se 15 për qind e dosjeve vijnë nga referimet e institucioneve por është rritur me 36 për qind nga shtetas.
Edhe një herë sillet në vëmendje se nuk është spak që ka numër të lartë të paraburgimeve.
Nga 2791 të tillë 270 janë në hetim nga SPAK dhe nga 1722 të burgosur 165 janë dënuar nga spak.
Në dokumentin që altin dumani do të paraqesë në kuvend Presioni i jashtëm ndaj spak nga krimi i organizuar, aktorë politik dhe mediatik cënon pavarësinë dhe egektivitetin.
Për këtë spak kërkon një reagim të koordinuar.
Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e Statusit të prokurorëve të posaçëm
