Psikologia Loreta Saka në “Epiqendër”: Abu*imi sek*ual, plagë që kërkon trajtim dhe mbështetje

Psikologia Loreta Saka ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për pasojat e rënda psikologjike të abuzimit seksual dhe rëndësinë e reagimit shoqëror ndaj këtij fenomeni.

Saka e cilësoi abuzimin seksual si një plagë të thellë shpirtërore dhe emocionale, e cila nuk kalon pa ndihmë profesionale dhe pa mbështetje nga familja dhe komuniteti.

Ajo theksoi se një nga gabimet më të mëdha është heshtja apo injorimi i viktimave, të cilat shpesh përballen me stigma dhe fajësim, në vend që të marrin ndihmën dhe mbrojtjen që u takon.

Psikologia bëri thirrje për një klimë më të hapur komunikimi, ku viktimat të ndihen të sigurta të flasin dhe të kërkojnë ndihmë.