Kazakistani në festë/ Tifozët e Kairatit dynden në stadium, kaos në hyrje tri orë para ndeshjes me Realin (VIDEO)
Reali zhvillon sot një ndeshje të veçantë në Ligën e Kampionëve, plot 6.500 kilometra larg Madridit, në qytetin e Almaty të Kazakistanit.
Përballë do të jetë Kairat Almaty, skuadra që ka shkruar historinë duke kaluar katër ture paraeliminatore dhe duke arritur për herë të parë në fazën e ligës së Champions League.
Çmenduri dhe kaos në Almaty para ndeshjes
Mbërritja e Real Madridit ka kthyer qytetin e Almaty-t në një festë të vërtetë.
Atmosferë elektrizuese nëpër rrugë, tifozë të shumtë me flamuj e këngë dhe një qytet i tërë që po jeton ditë historike me ardhjen e skuadrës me më shumë trofe në Champions League.
Tri orë para ndeshjes, janë me mijëra njerëz në hyrjet e stadiumit, gjithçka e bllokuar.
Kapaciteti i impiantit është 23.000 vende, por priten rreth 30.000 tifozë.
Debati: Çfarë duhet të bëjë Xabi Alonso?
Me afrimin e sfidës, në Spanjë është hapur edhe debati mes tifozëve: çfarë duhet të ndryshojë Xabi Alonso që Real Madrid të reagojë ndaj rivalëve të fortë?
A duhet të luajnë së bashku Mastantuono dhe Arda Güler? A duhet Vinicius të rikthehet si titullar absolut?
Apo skuadra ka nevojë për një profil si Dani Ceballos në mesfushë? Gjithashtu, është vënë në pikëpyetje edhe presingu dhe soliditeti në mbrojtje.
Valverde: Nuk kam lindur për të qenë mbrojtës
Një tjetër temë që po diskutohet është roli i Federico Valverde-s. Uruguajani pranoi se nuk ndihet rehat si mbrojtës i djathtë:
“Më ra për pjesë për shkak të një emergjence. Nuk ndihem komod sepse nuk jam rritur në atë pozicion.
Kurrë nuk jam ankuar dhe gjithmonë jam i gatshëm të luaj kudo që më duhet, por nuk është roli im natyral,” tha ai.
Caos absoluto en la entrada del estadio del Kairat Almaty.
— Abraham P. Romero (@AbrahamPRomero) September 30, 2025
Tres horas para el partido, miles de personas las entradas, colapsadas.
Caben 23.000 pero esperan a 30.000.@elmundoes pic.twitter.com/Wz7RVb0muX
