Gavi tregon se kush ishte kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur!…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i habiti të gjithë duke zbuluar kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë. 21-vjeçari mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigjesh për kanalet sociale të klubit katalanas dhe hyri direkt në temë.
"Kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë? Leroy Sané", zbuloi Gavi, duke kujtuar vështirësitë që ai dhe shokët e tij të ekipit kishin për të kontrolluar gjenialitetin krijues të Sané në Ligën e Kampionëve.
“Shpejtësia dhe teknika e tij e rafinuar e bënë gjithçka më të komplikuar në fushë në atë ndeshje kundër Bayern Munich”, përmblodhi ai.
Vlen të përmendet se Sané nuk “jeton” më në Mynih. Ai u transferua te Galatasaray dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin turk. Gjatë kohës së tij te Bayern Munich, ai u shfaq në 220 ndeshje, duke shënuar 61 gola dhe duke dhënë 55 asiste.
