Iku nga fusha dhe kaloi në kuzhinë, tani është influencues/ Pugh: Nuk dija as të zieja vezët…

Marc Pugh ndihmoi Bournemouth të rikthehej në Championship në sezonin 2012/13 dhe luajti për disa klube angleze, përfshirë Queens Park Rangers, Luton Town dhe Hull City, por dy vjet më parë ai i tha lamtumirë fushës për të përqafuar një pasion të ri: gatimin!

"Nuk dija as si të zieja një vezë", thotë ish-sulmuesi i krahut, i cili që atëherë është bërë një influencues ushqimi me një faqe interneti të quajtur 'The Foodie Footballer', e cila është gjithashtu në Instagram.

"Kur u ngjitëm në Championship, u përpoqa të gjeja mënyra për të përmirësuar performancën time. Ndoqa një kurs ushqimi dhe mësova shumë. Më tregoi se ushqimi jep energji, ndihmon në rikuperim, se ekzistojnë superushqime... Gjëra të tilla."

"Fillova të gatuaj dhe e adhurova," vazhdoi ai, duke folur për Planet Football. "Zhvillova një pasion. Lexova një numër librash dhe dëgjova podkaste. Jam i çmendur pas ushqimit dhe fitnesit. E konsideroj veten një maniak të mirëqenies."

Ish-lojtari, tani 38 vjeç, viziton klube në të gjithë Anglinë, ku jep leksione që promovojnë një jetë të shëndetshme. "Ndoqa një kurs ushqimor me 18 module.

Doja ta ushqej mirë trupin tim dhe u bëra i fiksuar pas tij", shtoi Marc Pugh, i cili ndan receta në faqen e tij në Instagram, duke filluar nga pula e pjekur, patatet e pjekura në furrë, çokollatat, hamburgerët, petullat, biftekët, lëngjet dhe shumë më tepër. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marc Pugh (@thefoodiefootballer)