MARRËVESHJA/ YouTube paguan 24.5 milionë dollarë për të mbyllur padinë e Donald Trump

YouTube ka rënë dakord të paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga Donald Trump, pas pezullimit të tij nga platforma, pas ngjarjeve të 6 janarit 2021.

Marrëveshja e fundit e bën YouTube-in (në pronësi të Alphabet) kompaninë e tretë më të madhe të mediave sociale që mbyll konfliktin ligjor me presidentin, pas Meta-s (25 milionë dollarë) dhe X (ish-Tëitter) me rreth 10 milionë dollarë.

Nga shuma totale, 22 milionë dollarë shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Trust for the National Mall”, ndërsa 2.5 milionë dollarë do t’u jepen paditësve të tjerë, përfshirë “American Conservative Union”.

Trump e quajti marrëveshjen një “fitore masive”, duke theksuar se kjo vërteton pasojat e censurës së Big Tech.

Ndërkohë, vitet e fundit kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë zbutur qëndrimet, duke rivendosur llogaritë e Trump dhe duke hequr disa kufizime për përmbajtjen politike.