SHBA deporton 100 iranianë, pas marrëveshjes me Teheranin
Administrata Trump ka deportuar 100 iranianë nga Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas marrëveshjes me Teheranin. Këtë lajm e konfirmuan dy zyrtarët e lartë iranianë të përfshirë në negociatat mes tyre dhe një zyrtar amerikan.
Mediat e huaja raportojnë se iranianët janë depërtuar përmes një avioni, i cili u ngrit në Luziana dhe mbërriti në Iran përmes Katarit.
Deportimi është pjesë e fushatës së vazhdueshme të administratës Trump për largimin e emigrantëve të paligjshëm. Disa nga të deportuarit ishin ofruar vullnetarisht për t'u larguar pasi mbaheshin në qendra paraburgimi për muaj të tërë, dhe disa jo.
Zyrtarët kanë thanë se në pothuajse në çdo rast, kërkesat për azil ishin refuzuar ose njerëzit nuk ishin paraqitur ende para një gjyqtari për një seancë dëgjimore për azil.
Deportimi u finalizua së fundmi pas muajsh diskutimesh midis dy vendeve, thanë zyrtarët iranianë, në një moment të rrallë bashkëpunimi midis tyre. Një nga zyrtarët tha se ministria e jashtme e Iranit po koordinonte kthimin e të deportuarve dhe se atyre u ishin dhënë garanci se do të ishin të sigurt dhe nuk do të përballeshin me probleme.