Orban minimizon rëndësinë e fluturimit të mundshëm të dronëve hungarezë mbi Ukrainë

Ndalime ndërkufitare dhe akuza të ndërsjella, ndërkohë që tensionet po rriten midis Kievit dhe Budapestit.

Sipas Ukrainës, dronë hungarezë kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore ukrainase.

“Presidenti Zelensky po humbet mendjen për shkak të obsesionit të tij kundër Hungarisë. Tani ai po fillon të shohë gjëra që nuk janë”, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i cili përdori fjalë të forta kundër presidentit ukrainas në X.

Kryeministri hungarez Viktor Orban minimizoi rëndësinë e fluturimit të mundshëm të dronëve hungarezë mbi hapësirën ajrore ukrainase.

“Le të themi se ata fluturuan disa metra mbi vend, edhe, çfarë?”, komentoi ai në një podcast të organizuar nga zëdhënësi i partisë së tij’

”Kievi duhet të shqetësohet për dronët rusë në kufirin e tij lindor”, theksoi ai.

”Ukraina nuk është një vend i pavarur dhe sovran dhe ne jemi ata që e mbajmë gjallë, kështu që nuk duhet të sillet sikur të ishte e tillë”, argumentoi Orban më pas, duke shtuar se ”nëse Perëndimi vendos nesër të mos japë asnjë forintë të vetme, Ukraina do të shembej”.