Plani i paqes për Gazën, apeli i Von der Leyen: Inkurajojini të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 10:32
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjithashtu ka qëndruar në të njëjtën linjë me udhëheqësit e tjerë europianë, duke mirëpritur planin e paqes të mbështetur nga SHBA-të.
Ursula von der Leyen thotë se BE është e gatshme “të kontribuojë”, ndërsa kërkon që t’i jepet fund luftës në Gaza.
“Mirëprisni angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajojini të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi.
Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për banorët e Gazës dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, shton ajo në postimin e saj e rrjete sociale.
