U shkarkua nga DASH, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim nis punë të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 11:40
Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një punë të re pasi u shkarkua nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se është e lumtur që ka nisur një pozicion të ri në ExxonMobil si drejtore ekzekutive.
Korporata Exxon Mobil është një korporatë shumëkombëshe amerikane e naftës dhe gazit me seli në Spring, Teksas. E themeluar si pasardhësja më e madhe e drejtpërdrejtë e Standard Oil të John D. Rockefeller, kompania u formua në vitin 1999, pas bashkimit të Exxon dhe Mobil.
