Beteja e pjesshme për Tiranën/ Ndoka: Opozita do të sjellë një model më transparent për Bashkinë e Tiranës
Pas shkarkimit të Erion Veliajt, vëmendja politike është përqendruar tek Bashkia e Tiranës dhe e ardhmja e zgjedhjeve lokale. Për këtë çështje, në një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Ora News’, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndau qëndrimin e tij duke theksuar se opozita synon të ofrojë një alternativë më transparente për qytetarët.
"Opozita do të sjell një model më transparent për Bashkinë e Tiranës.
Qyteti i Tiranës po vuan nga një krizë e madhe e mungesës sxë menaxhimit. Ka një kaos që është shtuar jashtëzakonisht shumë. Tirana është kthyer në një çerdhe e pastrimit të parave, të lidhjeve me grupet kriminale.
Opozita do të jetë në nivelin e saj përsa i takon edhe përgjegjësive që do të marin nesër, jo vetëm për pjesën programore që kjo ka një kohezion të qartë, por edhe për mënyrën sesi do e zhvilloj opozita fushatën e vetë elektorale.
Ne nuk është se presim që po futemi në një garë të barabartë. Kuptohet që kemi përballë një bandë, kemi përballë një personazh që po përpiqet të kontrolloj në çdo cep të territorit, ti vendosi të gjithë ato personazhe që dhanë prova që dijnë të blejnë vota, që dijnë të shantazhojnë dhe të njëjtën skemë po e përdor, por gjithsesi do të ketë zhvillime shumë interesante", u shpreh Ndoka.
