''Tirana kërkonte një rienergjizim'', Gjyli: Veliaj nuk do e çojë në gjykatë Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij

Analistja, Arsejda Gjyli në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj nuk do e çojë në gjykatë Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Gjyli: Ishte e pritshme që në një farë mënyre të kishte një vendimarrje të tillë.

Duke qenë se ishte zvarritur goxha procesi dhe tashmë Tirana kërkonte një rienergjizim në një farë mënyre dhe jo një lloj mbajtje peng të gjithë qytetit pa zgjedhje dhe pa një kryetar bashkie.

Patjetër që në kryre të Tiranës ishte nënkryetarja e Bashkisë, Ristani.

Por nga ana tjetër vetë procesi demokratik i politikbërjes apo i zgjedhjeve në vetvete kërkon që të kemi një legjitimim në momentin kur kryetari i bashkisë në rastin konkret po procedohet penalisht.

Në këtë qasje vendimarrja ishte ajo që pritej.

Diskursi që po aludohet tani është nëse Veliaj do e çojë në gjykatë Kushtetuese apo ai do e pranojë vendimin e shkarkimit.

Unë gjykoj se Veliaj nuk do e çojë në gjykatë Kushtetuese.