VIDEO/ Alarm në Michigan, të shtëna në një kishë, raportohet për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Grand Blanc, Michigan, ku një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe.

Sipas mediave të huaja, incidenti u shënua në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave, por raportohet për disa të vrarë.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një mobilizim të madh të autoriteteve dhe shfaqin gjithashtu flakë që kanë përfshirë godinën e kishës.

Forcat e rendit dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa policia ende nuk ka dhënë një deklaratë të detajuar mbi identitetin e autorit apo motivet e mundshme të sulmit.