E gjatë 3 km dhe shkurton rrugën nga 2 orë në… 2 minuta! Kina përuron urën më të madhe në botë, u ndërtua për tre vjet

Kina përuroi sot urën më të lartë në botë, që do shkurtojë rrugën nga 2 orë në vetëm 2 minuta. Ura e Kanionit të Madh Huajiang, në provincën jugperëndimore Guizhou, është një projekt i konsideruar si një mrekulli inxhinierike dhe që pritet të revolucionarizojë udhëtimet lokale.

Struktura mbresëlënëse ngrihet 625 metra mbi lumin Beipan, pothuajse nëntë herë më e lartë se Ura Golden Gate e San Franciskos. Me një gjatësi totale prej 2,890 metrash, ura kalon Kanionin e Madh Huajiang, i njohur edhe si “çarja në Tokë”.

Projekti u përfundua në tre vjet, duke synuar të zvogëlojë kohën e udhëtimit në rajon nga dy orë në vetëm dy minuta.

“Do të përmirësojë shumë lidhjen rajonale dhe është një projekt historik që shfaq inovacionin e Kinës”, tha Zhang Yin, kreu i departamentit të transportit provincial.

Guizhou, një nga provincat më pak të zhvilluara të vendit, është bërë vitet e fundit një “tokë urash”, duke ndërtuar më shumë se 30,000 ura, përfshirë tre nga më të lartat në botë.

Sot, ajo mban gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë, duke përforcuar imazhin e Kinës si një lider global në infrastrukturë.

The world’s tallest bridge opened to traffic Sunday morning in southwest China’s Guizhou Province, slashing travel time across a deep canyon from two hours to just two minutes after three years of construction.