Alpinisti polak shënon rekord botëror, zbret nga nga Everesti pa oksigjen

Alpinisti ekstrem polak, Andrzej Bargiel, ka hyrë në histori si njeriu i parë që ka zbritur me ski nga maja e Everestit pa përdorur bombola oksigjeni, duke vendosur një rekord botëror.

Alpinisti 37-vjeçar arriti të zbresë nga maja e malit më të lartë në botë, megjithëse u përball me një stuhi dëbore në lartësi mbi 8 mijë metra. Ai kaloi plot 16 orë në të ashtuquajturën “zonë vdekjeje”, ku niveli i oksigjenit është vetëm rreth një e treta e atij në nivelin e detit.

Edhe pse ka pasur tentativa të tjera të zbritjeve me ski nga Everest, asnjëherë nuk është realizuar pa oksigjen ndihmës. Bargiel është i pari që e arrin këtë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, reagoi në rrjetin social X: “Qielli është kufiri? Jo për polakët!”