Mbrojtja nga s*lmet online/ AKSK: Trajnime falas për sigurinë kibernetike. 2600 të trajnuar në 6 muaj

Në një kohë ku sulmet kibernetike janë gjithnjë e më të shpeshta, edukimi mbetet shumë i rëndësishëm. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë një sërë trajnimesh intensive në të gjithë Shqipërinë ku gjatë vitit të kaluar, janë trajnuar mbi 6500 persona ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajnuar 2600 individë të tjerë.

Në një kohë kur sulmet kibernetike po shtohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka rritur përpjekjet për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe profesionistëve në mbarë vendin.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 6500 persona kanë marrë pjesë në trajnimet mbi higjienën kibernetike, duke përfituar njohuri praktike për të identifikuar dhe shmangur rreziqet më të zakonshme që hasen online.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, janë përfshirë në këto trajnime 2600 qytetarë të tjerë, duke zgjeruar më tej ndikimin .

Eksperti i sigurisë kibernetike, në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Jetmir Rajta sqaron se trajnimet zhvillohen si në mënyrë online, ashtu edhe fizikisht, në qytete të ndryshme, dhe përfshijnë module interactive.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike i bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga këto trajnime falas, si një mundësi për tu përgatitur ndaj sfidave që sjell teknologjia në përditshmëri.