Në kërkim të një pune të ndershme/ Jetesa e një babai që “l*fton” çdo ditë për të mbijetuar

Një jetë e ndërtuar mbi sakrificë dhe punë të ndershme, sot është kthyer në një luftë për mbijetesë. Hasan Selita, 55-vjeç, përpiqet çdo ditë të ushqejë fëmijët e tij duke mbledhur materiale ricikluese në rrugët e Tiranës. Ai kërkon një punë që të mos endet rrugëve të Tiranës në dimër apo verë.

Hasan Selita, 55 vjeç, u shpërngul nga Burreli në vitin 1996, me shpresën për një jetë më të mirë në Tiranë. Por kryeqyteti nuk e priti ashtu siç ai kishte ëndërruar.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve njëri 22 dhe tjetri 14 vjeç Hasani për vite me radhë ka punuar në ndërtim dhe sot mbledh materiale ricikluese për të siguruar ca të ardhura.

Pavarësisht përpjekjeve, jetesa në Tiranë për të është e shtrenjtë dhe sfidat janë të përditshme.

Hasani thotë se nuk përfiton asnjë ndihmë ekonomike nga shteti dhe thotë se mbështetja është e domosdoshme  jo si lëmoshë, por si një e drejtë themelore për dinjitet.