Infarkti dhe hem*rragjia cerebrale/ Mjekja neurologe: Mos i neglizhoni simptomat, çdo minutë bën diferencën
Infarkti dhe hemorragjitë e trurit janë ndër sëmundjet më serioze, duke shkaktuar paralizë të përhershme dhe duke qenë një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë. Mjekja neurologe, Entela Basha, paralajmëron se paraqitja e shpejtë në spital, veçanërisht brenda 3 deri në 4.5 orëve nga fillimi i simptomave, është thelbësore për efektivitetin e trajtimit.
Nëse vëreni shenja si mpirje, dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur ose ecje, duhet të kërkoni ndihmë urgjente, pasi janë shenjat e para të një hemoragjie cerebrale.
Mjekja neurologe, Entela Basha, thekson se paraqitja e shpejtë në spital, veçanërisht brenda 3-4.5 orëve nga fillimi i simptomave, është vendimtare për efektivitetin e terapisë.
Sipas saj, këto shenja shpesh neglizhohen si lodhje ose tension, por ato mund të jenë tregues të infarktit apo hemorragjisë në tru, ndaj reagimi i shpejtë është jetik.
Nëse kjo periudhë kalon, pacientët përjashtohen nga trajtimet që mund të shpëtojnë jetën dhe funksionin neurologjik. Infarkti i trurit dhe hemorragjitë cerebrale janë ndër sëmundjet më serioze, duke qenë një nga arsyet kryesore të paralizisë afatgjate dhe ndër shkaqet më të zakonshme të vdekshmërisë në botë.
Sipas raporteve ndërkombëtare, këto sëmundje janë shkaktarë kryesorë të invaliditetit dhe vdekshmërisë, por trajtimi në kohë ul ndjeshëm rrezikun dhe përmirëson cilësinë e jetës.
