Vra*ja misterioze e italianit në Tepelenë, del fotoja e Edoardo Sarchit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 18:42
Ora News ka siguruar foton 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta ndërsa në komisariatin e Gjirokastrës janë shoqëruar 4 persona, Eqerem Braçe së bashku me dy fëmijët e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe si dhe një person i 4-t, emri i të cilit nuk është bërë me dije.
Mendohet se këta persona kanë dalë gjatë natës për gjueti pasi kanë qëndruar në shtëpinë e Eqerem Braçes me vendndodhje në Salari.
