E rëndë/ Përfshihet nga zjarri shtëpia në Elbasan, një i moshuar ndërron jetë

Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti  i asfiksuar nga tymi ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën  shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.