Kapet me doza k*nabisi, arrestohet i riu në Lushnjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 10:08
Një 27-vjeçar, Xh. H., banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë pasi iu gjetën disa doza me lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.
Rasti ndodhi gjatë një kontrolli në qytet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa;
