Jetëndërrimi i Apostullit dhe Ungjillorit Joan/ Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë uron Fortlumturinë e Tij Joan

Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi me solemnitet Jetëndërrimin e Apostullit dhe Ungjillorit Joan.

Ky kremtim përkon me ditën e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit.

Fortlumturia e Tij, Joani, dha mesazhin për besimtarët orthodhkosë. Kryepiskopi Joan u shpreh se dashuria e vërtetë është të mos e lësh tjetrin të bjerë në greminë.

Më tej, Fortlumturia e Tij tha se edhe shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë. Kryepsikopi u shpreh se Zoti na qorton sepse na do dhe na thotë që duhet të duam dhe armiqtë.

Shenjti tha: doni njëri-tjetrin dhe është mjaft. Dashuria është shtrembëruar pak, duke përkëdhelur i çojmë në gabim.

Dashuria e vërtetë është të flasësh e mos ta lësh të bjerë në greminë. S’ka dashuri më të madhe se Perëndia. Shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë.

Sot duhet të meditojmë rreth dashurisë që ka Zoti për ne. Na qorton sepse na do. I mençuri e kupton se ti e ke qortuar sepse e do. Mëria e shkatërron njeriun. Duhet t’i duam të gjithë njerëzit. Zoti na thotë që duhet të duam dhe armiqtë”, u shpreh Fortlumturia e Tij.

LETËR URIMI E FORTLUMTURISË SË TIJ, PATRIARKUT TË MOSKËS, KIRILIT, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN

Fortlumturisë së Tij, Joanit

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë

Fortlumturi,

Vëlla i dashur më Zotin dhe bashkëmeshtar në altarin e Tij të Shenjtë,

Ju lutem të pranoni urimet e mia të përzemërta në ditën e emrit tuaj - kur përkujtojmë Apostullin dhe Ungjillorin e shenjtë Joan Theologun, mikun e vërtetë dhe fort të dashur të Krishtit (nga Vargëzimet e shenjtorit).

Duke gjetur forcë nga ndërmjetimet e shenjtorit tuaj mbrojtës dhe me përpjekjen për t’u mbështetur për të gjitha te Perëndia, ngrini kryqin e rëndë të shërbimit si primat, me përulësi e dashuri, në shërbimin priftëror të ungjillit të Zotit (Rom. 15:16) në tokën e bekuar të Shqipërisë.

Perëndia i shumëmëshirshëm ju dhëntë paqe dhe shëndet, ripërtërittë fuqitë tuaja trupore e shpirtërore, dhe ju dhëntë ndihmë të bollshme në punët tuaja baritore.

Me dashuri vëllazërore në Krishtin,

†Kirili

Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusisë