115-vjetori i Aleks Budës/ E bija e akademikut: Ishte studiues i historisë, gjuhësisë dhe etnografisë

E bija e Aleks Budës, Tatjana Buda Haxhimihali e ftuar në emisionim ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Aleks Buda nuk ishte vetëm studiues i historisë por ishte edhe një organizues i studimeve historike.

Haxhimihali: Kam shkruar në vetë të parë sepse kështu më është dukur sikur kështu do ishte më i afërt komunikimi me lexuesin.

Kisha shumë mbresa. U mora me veprën e tij dhe për këtë mund të flas ndoshta. Një njeri që klishte një kulturë të gjithanshme në fushat e historisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të arkeologjisë, të etnografisë.

Të gjitha këto natyrisht që përveç aftësive të tij i dedikohen edhe studimeve të tij.

Ai nuk ishte vetëm një studiues i historisë, por ishte edhe një organizator i studimeve historike.

Në këtë kuptim unë njoha veprën e tij, por vlerësoj edhe formimin e tij kulturor që ishte i gjithëanshëm.