Spaçi si hapësirë dhune dhe kujtese, aktivitet në Muzeun Etnografik Kavajë

Në Muzeun Etnografik të Kavajës, u zhvillua aktiviteti “Shpirtërim”, me mbështetjen e EU4Culture.

Përmes rrëfimeve historike dhe letrare, u diskutua rreth kampit famëkeq të Spaçit, ku të ftuara ishin dy nga autoret e librit “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin”, Anna Shkreli dhe Ledi Shamku. Autoret trajtuan çështje që lidhen me kujtesën, të kaluarën dhe mënyrat se si e përballojmë atë sot.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve. Ndërkohë të tjerë autorë të librit “Terrene”, do të diskutojnë sot rreth tij, në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea”, mbi Spaçin, si hapësirë e dhunës e kujtesës.

Në takim do të jenë të pranishëm Antonela Pepkolaj, Artan Puto, Sokol Çunga dhe Anna Shkreli.

Spaçi si hapësirë dhune dhe kujtese, aktivitet në Muzeun

“Shpirtërim” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.