Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një k*ncer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 07:59
Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i cili ka ngjallur debate në opinion publik.
I ftuar në Opinion, Pano e cilësoi këtë projekt-ligj si “kancer” dhe “sëmundje” për shoqërinë, duke theksuar se natyralist njihen vetëm mashkull dhe femër.
Pano: Ky projektligj në thelb është një kancer, është një sëmundje, e cila synon të shkatërrojë trupin kombëtar dhe dimesionin kulturor, natyrës dhe dimensioneve… është natyra mashkull dhe femër, burrë grua dhe këto dy gjini duhet t’i mbrojmë deri në fund. Kësaj qeverie i ka ngelur ora në kohën e Biden, Trump ka thënë ekzistojnë vetëm dy gjini.
