Këlliçi: Veliaj përuronte rrugën ende pa mbyllur tenderin! Denoncimet i kam çuar në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Çim Peka Live, mbi abuzimet e fondeve publike në Bashkinë e Tiranës, duke marrë shembullin konkret të rrugës “Xhon Belushi”.

Sipas tij, rruga ishte asfaltuar dhe gati për t’u përuruar nga Erion Veliaj, ndërkohë që tenderi për ndërtimin e saj nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht. Këlliçi theksoi se për këtë dhe raste të tjera, si rasti i famshëm “5D”, ka depozituar denoncime në SPAK.

Belind Këlliçi: Unë kam bërë denoncimin e rrugës ‘Xhon Belushi’. Ka qenë një tender ku titullari i tenderit kontraktor është ‘Nesti Angoni’, Arbian Mazniku në këtë rast që unë e kam denoncuar këtu tek ju. Tenderi ishte i hapur dhe do të mbyllej...Po mbyllej rruga, ishte asfaltuar në fund dhe ndërkohë Veliaj kishte bërë edhe kronikën e përurimit të rrugës.

Kam denoncuar ‘5D’, kam shkuar në zgjedhje, e kam firmosur pastaj ‘5D’ e kam çuar edhe në SPAK.

Mbaroj 14 Maji dhe sigurisht që unë edhe si Belind, edhe si politikan, në muajin mars të atij viti hoqa dorë edhe nga mandati i deputetit që isha i zgjedhur për të hyrë në një betejë ashtu siç e mbani mend, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa numërues, pa minutash mediatik, etj.

Unë dhash modelin tim. Kisha një rival përballë, mi vodhi zgjedhjet. Unë isha i bindur që zgjedhjet mi kishte vjedhur. Gjatë kohës së fushatës kisha marrë informacione por e kisha të pamundur ti anonçoja të gjitha.