EMRAT/ Ab*zuan për 3 vite 16-vjeçaren, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun dhe dy shantazhuesit
Njerku polic i cili abuzoi seksualisht 16-vjeçaren bashkë me dy shantazhuesit janë lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës. Njerku punonjës policie dyshohet se kanë abuzuar seksualisht për tre vite me të miturën nga Këlcyra.
E njëjta masa sigurie është dhënë për dy shantazhuesit Isa Pasho dhe Kristian Prifti si edhe për Artur Agon, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ndodhet në shtetin grek.
Ago dhe tre personat e tjerë janë arrestuar për veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.
Avokatët e të arrestuarëve kërkuan ulje të dënimit, me justifikimin se ata nuk përbëjnë rrezik të lartë për shoqërinë. Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago.
Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ.
