Bregdeti i Semanit në flakë, era favorizon përhapjen e zjarrit, rrezikohet habitati i specieve të egra

Godulla në bregdetin e Semanit është përfshirë nga zjarri pasditen e se hënës.

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta ndërkohë era favorizon flakët.

Zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur pasi zona ku ka rënë zjarri është e rrethuar nga uji.

Kjo zone është habitat i specieve të egra migratore dhe ka bimësi të veçantë që janë të rrezikuara nga flakët.