Ndihmoi në v*asjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 12:03
Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka kërkuar sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zëvendësimin e masës së sigurisë që aktualisht është në fuqi ndaj saj.
Eria Ago, e njohur si modele dhe fituese e një konkursi bukurie, dyshohet se e ka larguar Astmer Bilalin nga Shkodra pas vrasjes së Fatbardh Licit, duke përdorur këtë automjet, të kapur nga një kamera sigurie në qytet.
SPAK e ka akuzuar Ago-n për përkrahje të autorit të krimit. Ajo u vu në pranga më 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

