38-vjeçari ab*zoi me vajzën e bashkëshortes: "Deshi vetë". Gruaja mbron burrin: Vajza është "e lëvizur"
Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.B., i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. Ai ka pranuar veprimet, por ka pohuar se ato kanë ndodhur me dëshirën e vajzës.
Vajza, e cila sot është 15 vjeç, ka dhënë dëshminë e saj në prani të një psikologu dhe oficerëve të policisë, duke deklaruar se ishte abuzuar për një periudhë katërmujore nga partneri i nënës.
Pavarësisht pranimit të akuzës, 38-vjeçari ka vazhduar të këmbëngulë se marrëdhënia ishte konsensuale. Ndërkohë, nëna e vajzës është vënë në krah të tij, duke akuzuar të bijën për sjellje të papranueshme.
Ky rast ka shkaktuar indinjatë të gjerë publike, duke sjellë në vëmendje pasojat e rënda që abuzimi seksual lë te viktimat e mitura, si dhe problematikën e familjeve që në vend të mbrojtjes së fëmijëve, justifikojnë apo mbrojnë autorët e abuzimit.
