Kikia: Parlamenti i ri një arenë konfliktesh, jo vend ligjbërjeje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Mentor Kikia parashikoi një mandat parlamentar të mbushur me konflikte, debate dhe përplasje, ku sipas tij do të mungojë funksioni real i ligjbërjes dhe monitorimit të qeverisë.

"Kjo është dëshmie e asaj që presim të shikojmë 4 vitet e ardhshme. 

Një situatë politike tërësisht konfliktuale, një Parlament i cili në kushte të paprecedenta ka një mazhorancë absolute të partisë që është në pushtet dhe një opozitë shumë të dobët, në numra mandatesh dhe në dy seancat e para treguan që do ecet përmes një rruge plot konflike, plot debate, sherre.

Një Parlament që nuk do të mundësoj një aktivitet normal për të cilin Parlamenti ekziston, ajo që është ligjbërja dhe monitorimi i qeverisë.

Unë mendoj që një situatë e pazakontë do të kërkoj dhe një zgjidhje të pazakontë.

Normalisht qeveria është e prirut të krijojë artifica për të krijuar shpërqëndrim në vëmendje të publikut", u shpreh Kikia.