VIDEO/ Peleshi injoron kërkesën e PD-së për shkarkim. Sot mbahet Konferenca e Kryetarëve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit, konferenca e Kryetarëve do të mbahet në orën 11:00.
Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve.
Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi opzita nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend.
Gjithashtu në seancë plenare janë miratuar vetëm emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale
DEBATI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE
Agron Gjekmarkaj: Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator.
Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancë të parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozitë.
Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë Këshillin e Legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet.
Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e të paraqitni si Ministër i Brendshëm që të leh për 10 minuta.

