“Startup Albania”, Rama: Platforma, mbështetje e sipërmarrjeve të reja, ideve inovative e kreativitetit

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot platformën “Startup Albania”, si një nismë të re në mbështetje të sipërmarrjes, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të kësaj platforme, Rama tha se “jemi shumë të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti gjithandej në botë është burokracia”.

Ndaj, vijoi ai, “ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishëm para dhe të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha pengesat burokratike për të gjitha sipërmarrjet”.

ÇFARË ËSHTË “STARTUP ALBANIA”?

“Startup Albania”, Rama: Platforma, mbështetje e

Platforma “Startup Albania” konsiderohet si ura që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane.

Kjo platformë është një investim konkret dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian, duke pozicionuar vendin tonë si pjesë të ekonomisë konkurruese të Bashkimit Europian.

VIDEO - Ndiqni prezantimin e plotë të platformës “Startup Albania” nga kryeministri Rama