Berisha: Erion Veliaj përgjegjës për zhdukjen e 130 mln euro, por po dënohet për garderobën familjare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është përgjegjës për zhdukjen e 130 milionë eurove përmes incineratorit të Tiranë.

Por, tha Berisha Veliaj po dënohet për gardërobën dhe vjedhjet e tij familjare.

Berisha denoncoi po ashtu, sipas tij "skandalin", Petrit Malaj, anëtar i klanit të Gjolekë Malajt, u bë ministër Financash ditën që certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij!

FJALA E BERISHËS

Berisha: Erion Veliaj përgjegjës për zhdukjen e 130 mln euro, por

Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama.

Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale.

Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave.

Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së.

Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot.

Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim.

Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv.

Pra, ky është një fshehës, një evazor.

Dhe ky sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat.

Po të shihni të ardhurat e deklaruara të këtij klani, janë qesharake.

Pra, po lexoja dje se kandidatëve për akademinë e rendit, u kërkohej një vërtetim nga Skapi i partisë, ata e dinë sepse, për të parë integritetin e tyre.

Kurse për t’u bërë ministër, Rama dhe Lubia të bëjnë në funksion të pagesave që u bën, të shërbimeve që u kryen.

Kur një ministër Financash mashtron për të paktën 7 vite, nuk deklaron rrogën e tj si drejtor ekzekutiv, por paraqitet si profesionist i lirë.

Kur lidhjet e tij me famëziun Gjoleka dhe bandat përreth tij, janë shumë komprometuese.

Mendoj se Petrit Malaj është me mashtrimin që ka bërë, në deklarimin e pasurive, me konfliktin e plotë të interesit, atë post e ka marrë në mënyrën më obskure.

Mirëpo keni parasysh ju, ai post është dhuratë totale e Edi Ramës, Lubi Ballukut.

Dhe përbën nivelin më kërcënues për financat shqiptare, po të kemi parasysh se në mënyra të përsëritura, ministra socialistë, kanë refuzuar firmat e urdhrave të paligjshëm të Edi Ramës, dhe jo njëherë, dhe kanë zbatuar ligjin.

Emërimi i këtij skllavi në atë detyrë përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Së pari, Erion Veliaj është atje ku është... PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij.

Dhe ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që kanë pasur ai me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Jo, absolutisht.

Por, në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Dhe do mbetet në turpin më të madh, në krimin më të shëmtuar, akti i Altin Troplinit dhe ekipit që hetoi djegësin e Tiranës, të cilët lëshuan mandat arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar pesë herë djegësin.

Dhe nuk e morën në pyetje Edi Ramën, Lubi Ballukun se ku shkuan paratë. Si mund të disbursohen 130 milionë euro nga thesari me firmat e tyre.

Pra, kjo është e vërteta.

Erion Veliaj po dënohet për garderobën, vjedhjet që janë bërë. Vjedhje familjare.

Të mos u duket gjë e vogël ju se dje po lexoja se ish-kryetarja e bashkisë së Parisit po hetohet jo për 860 mijë euro, për 84 mijë euro garderobë.

Po, po, merreni dhe lexojeni. 84 mijë euro garderobë. Jo 860 mijë si Velica.

Dhe të gjitha para të kaluara nëpërmjet bashkisë tek OJF-të dhe Velica.

Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin.

Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty.

Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë.

Se ky është rregulli.