Marshimi i veshjeve tradicionale shqiptare në Oktoberfest, Rama publikon videon: Xhubleta shqiptare shkëlqeu

Në festën e Birrës në Mynih, njohur me emrin Oktoberfest, janë ekspozuar edhe veshjet tradicionale shqiptare. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale.

“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale“, shkruan Rama krahas videos.