''Shtëpitë e deputetëve kërcënohen me tritol'', Balliu: ''Diella'' është një aferë korruptive, janë shpenzuar miliona euro
Deputeti i PD, Klevis Balliu në një intervistë në Ora News u shpreh se shtëpiat e deputetëve kërcënohen me tritol diku iu referuar rastit të deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Balliu shtoi gjithashtu se ministrja me inteligjencë artifciale, ‘’Diella’’ është një aferë korruptive.
Balliu: Ne sot kemi deputetë, shtëpiat e të cilëve kërcënohen me tritol.
Nëse nuk ka asnjë problem me asnjë, çfarë mund të jetë tjetër veçse sulm politik.
Dhe fakti që shtëpia e një deputeti për çfarëdo lloj arsye të jetë është kaq lehtë e kërcënueshme me tritol, imagjinoni shtëpiat e qytetarëve të thjeshtë.
Fakti qëndron se shtëpia e një deputeti kërcënohet me tritol, imagjinoni se sa e lehtë është të kërcënohen shtëpiat e qytetarëve.
Historia ka treguar që në shumë raste qytetarët e thjeshtë kanë mbetur viktimë e përballjeve dhe përplasjeve të bandave për interesat e trafikut të drogës.
Siguria e vendit dhe siguria e jetës sot në Shqipëri është inekzistente.
Kaosin nuk e bën opozita. Opozita reagon, gjëja më e lehtë për opozitën në parlament është të rri dhe të mos reagojë.
‘’Diella’’ është një aferë korruptive.
Janë qindra miliona euro të qytetarëve të cilat shpenzohen për këtë çështje.
Të paktën kështu thonë specialistët e kësaj fushe.
Unë nuk jam specialist i asaj fushe por dëgjoj këta specialistë të cilët thonë që kjo është një kosto qindra miliona euro për popullin më të varfër të Europës.
