Programi bërthamor/ Këshilli i Sigurimit voton për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi për të rivendosur sanksione të thella ekonomike ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor të rigjallëruar, pasi Britania, Franca dhe Gjermania bënë thirrje për veprim.

Të tre vendet evropiane janë nënshkruese të një marrëveshjeje të vitit 2015, të njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), që synon të ndalojë Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Treshja pretendon se Irani ka shkelur premtimet e tij sipas traktatit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se u kishte paraqitur fuqive evropiane një propozim "të drejtë dhe të balancuar" për të parandaluar rikthimin e sanksioneve.

“Ne i bëjmë thirrje (Iranit) të veprojë tani”, thotë ambasadorja britanike Barbara Woodward, pasi votoi kundër një rezolute që do të kishte zgjatur pezullimin aktual të sanksioneve.

Ajo e lë derën hapur për diplomaci në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, kur krerët e shteteve dhe qeverive do të mblidhen në Nju Jork.