Behluli: Kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi ka shqetësuar shqiptarët që jetojnë atje
Autoritetet në Serbi paralajmëruan kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por pa përmendur hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë.
Në anketa të ndryshme me qytetarë, vështirë se mund të vërehet gëzim.
Lidhur me këtë propozim, e ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora Neës”, gazetarja Ardita Behluli, u shpreh se kjo ide ka marrë dhe mbështetjen e Presidentit Vuçiç.
“Ata e kanë argumentuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak si një nevojë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Po ashtu ata e kanë interpretuar edhe si një nevojë që Serbia të ketë njerëz të trajnuar jo vetëm në ushtri, por edhe si rezervistë të cilët mund të reagojnë në raste emergjente.
Sipas mbështetësve të kësaj ideje, kjo është një mënyrë edhe për të përforcuar edhe rezervën ushtarake duke marrë parasysh situatën e herëpashershme që ndryshon në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm.
Ndërsa njohësit e rrethanave politike në Serbi e shikojnë këtë si një ndjesi e kërcënimit të stabilitetit rajonal. Dhe kjo nismë bën që Serbia të ndihet më e sigurtë.
Natyrisht që ky propozim ka shqetësuar jo pak shqiptarët që jetojnë në Serbi”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Ardita Behluli.
NDIQNI INTEVISTËN E PLOTË ME GAZETAREN ARDITA BEHLULI

