Kosova me 'sytë' në Hagë/ Berisha: Zyrtari i Lartë Amerikan dëshmoi se UÇK ishte në rrugë të drejtë
Avokati, Eset Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmia e zyrtarit të lartë Amerikan ishte shumë e rëndësishme për të zbardhur procesin që po zhvillohet në Hagë.
Berisha: Dëshmia e zyrtarit të lartë të shtetit Amerikan ishte shumë e rëndësishme për të zbardhur të gjithë procesin që po zhvillohet në Hagë.
Në radhë të parë, nëpërmjet dëshmisë së tij u vërtetua se SHBA ishin përkrahës dhe mbështetës të Lëvizjes Çlirimtare e cila aso kohe pra udhëhiqej në mënyrë gjithëpopullore, të organizuar rreth UÇK.
Se UÇK nuk kishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale ashtu siç e cilëson prokuroria speciale në Hagë.
Kjo u dëshmua edhe nga dëshmia e zyrtarit amerikan.
U dëshmua se SHBA nuk bashkëpunojnë me organizata të tilla që kanë në axhendën e tyre krimin apo terrorizmin.
Me fjalë të tjera, zyrtari i Lartë Amerikan dëshmoi dhe vërtetoi UÇK ishte në rrugë të drejtë, kishte për mision çlirimin e vendit.
