Koci: Mosrespektimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese do e fuste Kosovën në një kaos institucional

Politologu, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh se mosrespektimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese do e fuste Kosovën në një kaos institucional.

Koci: Ambasadori Hovenier është i njohur për raportin e tij miqësor ndaj Kosovës sepse nuk është se ka qëndruar vetëm tre vite si ambassador deri para 9 muajsh këtu por ka qenë i angazhuar gjithë kohën nga vitet 90’ dhe deri në shpalljen e pavarësisë e pastaj edhe në fazën e njohjes ndërkombëtare.

Dua të them se ai është një njohës shumë i mirë dhe në një raport shumë miqësor ndaj Kosovës.

Mos respektimi eventual i vendimeve të gjykatës Kushtetuese do ta fuste Kosovën në një kaos institucional dhe qeveritar.

Masa që është dhënë që është pezullimi i dialogut strategjik këtë ka pasur për qëllim të evitojë një kaos institucional në Kosovë.