Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Bajraktari: Dëshmia e Rubin është jashtëzakonisht e rëndësishme

Avokati, Ardian Bajraktari në një intervistë në Ora News u shpreh se dëshmia e Rubin në gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Bajraktari: Sikurse edhe pritej dëshmia e zotit Rubin është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Për faktin se bëhet fjalë për një personalitet i cili ka qenë ndër më të informuarit në rrethanat e kohës.

Bazuar në rolin dhe pozicionin që ka pasur dhe natyrisht dëshmia e tij ishte dhe besoj do të jetë shumë e rëndësishme dhe e ka kundërargumentuar një prej tezave kryesore të prokurorisë në raport me strukturën Komanduese të UÇK dhe në raport me zotin Thaçi për rolin, angazhimin dhe mbi të gjitha pozicionin e tij që e ka pasur në atë kohë.

Ai për këto tre ditë iu përgjigj secilës pyetje dhe interesim, dhe të avokatëve mbrojtës, edhe të prokurorëve, edhe të trupit gjykues.