Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë mjete të përfshira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 18:03
Një aksident zingjir ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” pranë kufirit Kosovë- Shqipëri.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me një kamionçinë.
Kjo ka shkaktuar më tej edhe përplasjen e katër mjeteve të tjera njëkohësisht.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka dëme të konsiderueshme materiale dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej automjeti që përplasi kamioçinën.
Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e shkaktuar ndërkohë që po kryejnë edhe hetimet e nevojshme.
