Përplasjet në Kuvend, Gazment Bardhi hodhi letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama! Garda rrethoi foltoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 10:36
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi hodhi letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi mazhoranca mori vendimin për të miratuar programin dhe kabinetin e ri qeveritar pa diskutim në seancë.
Programi i qeverisë dhe kabineti morën 82 votat e deputetëve të PS, teksa salla u zhyt në kaos pas fjalës së "ministres" Diella, të cilën opozita e quan antikushtetuese.