“Diella do mbështetet nga AI 4”, Rama: Do ta pozicionojë bukur Shqipërinë në ambicien e madhe të qeverisjes përmes digjitalizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 10:23
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai u ndal te Diella, e cila sipas tij do ta pozicionojë bukur Shqipërinë në fushën e teknologjisë.
“Diella, ministrja për IA, do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin procesit integrues. Ai do të mbështete nga një akselerator, i quajtur AI 4, i cili do ketë lirinë e plotë të operojë me një rol të ri brenda administratës, shembjes së burokracive. AI4 do bashkojë talente më të mira nga Brenda, por edhe nga Diaspora, por edhe të huaj. Diella do ta pozicionoje bukur Shqipërinë me ambicien të madhe të qeverisjes përmes digjitalizimit dhe inteligjencë artificiale.”, tha Rama.
