Parlamenti miratoi Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve, kush janë emrat e opozitës që nuk u hodhën në votim

Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi miratoi kryetarët dhe zevendës-kryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa emrat e propozuar nga PD nuk u votuan.

Kjo pasi emrat e miratuar në Grupin e PD-së nuk janë depozituar zyrtarisht në Kuvend, prandaj edhe nuk u hodhën fare në votim.

Por kush janë kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga opozita?

Emrat e opozitës në pozitat drejtuese të Komisioneve parlamentare:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Enno Bozdo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - OERD Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Albana Vokshi

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Ivi Kaso

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Luçiano Boçi

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Bardh Spahia (kryetar)

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Jorida Tabaku

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Ina Zhupa