PSD i bashkohet PS-së në votimin e parë, mazhoranca vulos 86 vota dhe ngjit Niko Peleshin në krye të Kuvendit. Mungojnë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

Niko Peleshi në krye të Kuvendit u pa si ofertë paqeje nga kryeministri Edi Rama, por opozita e refuzoi gjatë seancës së konstituimit të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në testin e votës nuk kishte asnjë dyshim se i përzjedhuri i mazhorancës për të drejtuar tempullin e demokracisë do të kalonte, ndaj demokratët zgjodhën të protestojnë.

Në vend të fletëve të votimit në kuti, një pjesë futën pankarta kundër qeverisë. Sali Berisha ndërkohë e kaloi kohën duke parë video të rivalit politik.

Socialistët e drejtuar nga Edi Rama nuk u surprizuan dhe as u ndikuan. Me qetësi, sportivitet e ndonjë moment humori hodhën votën e fshehtë me radhë.

Kur kutia u hap, Niko Peleshi u zyrtarizua kryetar i Kuvendit në legjislaturën e XI, ndërsa mazhoranca e Edi Ramës u shfaq si shumicë e cilësuar, me një votë më shumë se mandatet e PS-së. Kjo votë shtesë erdhi nga Partia Socialdemokrate (PSD), e cila iu bashkua socialistëve në këtë proces. Kur rezultati i shfaq, një pjesë e sallës shpërtheu në duatrokitje, ndërsa opozitarët protestuan duke goditur tavolinat.

Në mesazhin e parë, Peleshi u shtriu dorën e bashkëpunimit në synimin e gjithëpranuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në këtë qëllim kërkoi nga deputetët që të vendoset një standard i ri në Kuvend, duke u zbatuar me përpikëri Kushtetuta dhe Kodi Etik.

Por qëndrimin e demokratëve Sali Berisha ia kthyeu nga oborri I Kuvendit Seanca nisi me betimin e 138 deputeteve, pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, nga Partia Socialdemokrate, kishin paraqitur kërkesë për heqjen dorë nga mandati.