Donald Trump mesazh Vladimir Putin: Po më mbaron durimi
Presidenti amerikan Donald Trump tha se durimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin ‘po mbaron e po mbaron me shpejtësi’.
“Por duhen dy veta për të kërcyer tango.
Është e mahnitshme kur Putini dëshiron ta bëjë, Zelensky jo.
Kur Zelensky donte ta bënte, Putini nuk e bëri.
Tani Zelensky dëshiron dhe Putini është një pikëpyetje… Por ne do të duhet të reagojmë shumë, shumë fort”, tha ai.
Gjatë natës, një sulm masiv me dronë u krye në disa rajone anembanë Rusisë, dhe Moska dhe Shën Petersburgu u shënjestruan gjithashtu.
Sipas informacioneve të para, sulmet shkaktuan zjarre në anije në portin e Primorskut dhe në uzinën e Lukoil në Smolensk.
Për shkak të kërcënimit të dronëve, Aeroporti Pulkovo i Shën Petersburgut u mbyll përkohësisht, duke rezultuar në vonesën ose anulimin e gati 50 fluturimeve.
Kryeqyteti rus ishte gjithashtu në shënjestër.
