GFH-ja pezullon ndarjen e ndihmave vetëm për gratë, shkak kërcënimet nga Hamasi

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) njoftoi se do të pezullojë përkohësisht shpërndarjen e ndihmave të destinuara vetëm për gratë në Rripin e Gazës, duke përmendur plane të dyshuara të Hamasit për të penguar operacionet.

Sipas GHF-së, që mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, qindra njerëz u mblodhën  në një qendër ndihmash në Khan Junis, në jug të Gazës. Organizata pretendon se ata ishin anëtarë të Hamasit që planifikonin të sulmonin qendrën.

“Morëm, gjithashtu informacione të besueshme se operativë të Hamasit synonin të ndërhynin në operacionet e shpërndarjes vetëm për gra, të maskuar si gra”, thuhet në deklaratë.

Për këtë arsye, qendra u mbyll para kohe dhe nga sot shpërndarjet e ndihmave vetëm për gra do të pezullohen në të gjitha qendrat e fondacionit.

“Kjo nuk është zgjedhja jonë, por një vendim i detyruar nga Hamasi”,  shtoi organizata, duke theksuar se nuk dihet kur do të rifillojnë shpërndarjet.

GHF -ja ka qenë shpesh në qendër të polemikave për shkak të incidenteve fatale pranë qendrave të tij të ndihmës.