Itali/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinjtë shqiptarë me makinë të vjedhur përplasen në një shtyllë. Njëri vd*s, tjetri plago*et
Tentativa e dy të rinjve shqiptarë për t’u arratisur me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi mëngjesin e së premtes në Bologna të Italisë.
Automjeti tip Audi, që rezultoi e vjedhur, u përplas me një shtyllë teksa po ndiqeshin nga policia.
Për pasojë ndërroi jetë njëri prej tyre, 18-vjeç, ndërsa tjetri, 19-vjeç, u dërgua në spital pa lëndime serioze.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll.
Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë.
Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.
Në raportin e tyre, oficerët thanë se e humbën nga sytë automjetin, i cili po udhëtonte me mbi 200 km/orë, dhe më vonë e pikasën të përplasur.
19 vjeçari i plagosur nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa 18-vjeçari që vdiq, kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe rezistencë gjatë arrestimit nga policia.
