DEKLARATAT NË GJYQ/ Ngjarja e ’97-ës në Urën Vajgurore, GJKKO shtyn vendimin, Fran Marashin kërkon lirinë: Nuk kam gisht

Fran Marashi ka kërkuar pafajësi gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ai pretendoi se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997 ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Vendimi për fajësinë ose jo të tij do të merret me 26 shtator, teksa SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi përjetë.

Marashi mbahet prej kohësh në regjimin e posaçëm 41 biss.  Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet u rigjykua në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.

Përveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari, Shkëlqim Protoduar, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

DEKLARATAT NË SALLËN E GJYQIT

Fran Marashi: I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarje, dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje.

Në seancë mbrojtja kërkoi që në rast fajësie, të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave ku pati edhe një dialog mes njërit prej tyre dhe Fran Marashit.

Familjari: Jam rritur jetim!

Fran Marashi: Ti ke të drejtë të kërkosh drejtësi, por nuk kam gisht në ngjarje.